Showing the last 7 days. Upgrade to Pro for the full archive.
speech
2026-06-16 Vjosa Osmani

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot Muzeun “Eksodi ‘99”, i themeluar nga “Reporting House”, në Stacionin e Trenave në Prishtinë, një hapësirë e dedikuar për kujtesën e dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës gjatë pranverës së vitit 1999. “E vendosur brenda një vagoni treni, kjo ekspozitë ofron një përjetim domethënës që kontribuon në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe dokumentimin e një kapitulli të rëndësishëm të historisë sonë. Iniciativa të tilla kanë vlerë të veçantë në edukimin e brezave të rinj dhe në nderimin e përvojave të aty…

speech
2026-06-14 Vjosa Osmani

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot familjen Jashari në Skenderaj, për t’i shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit. U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se Sahit Jashari i përkiste brezit të njerëzve që në ditët më të vështira për Kosovën iu përgjigjën thirrjes së lirisë me guxim, përkushtim dhe sakrificë. Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, U.D. Presidentja Haxhiu i shprehu familjes Jashari ngushëllimet më të sinqerta, duke theksuar se Sahit Jashari do të kujtohet me nderim për jetën dhe veprimtarinë …

speech
2026-06-12 Vjosa Osmani

Nën patronatin e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, u mbajt pritja shtetërore, me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit, në të cilën përveç personaliteteve vendore, ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. U.D. Presidentja Haxhiu, në fjalën e saj para të pranishmëve tha se  njëzet e shtatë vjet më parë, më 12 qershor 1999, Kosova hyri në një epokë të re lirie. “Pas një periudhe të gjatë shtypjeje dhe pas krimeve që nuk i harron asnjë brez, lufta e Ushtri…

speech
2026-06-12 Vjosa Osmani

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot, në Ditën e Çlirimit, ka dekoruar komandant Adem Shehin me “Urdhrin e Lirisë”. “Nga Farka e Tiranës, Adem Shehi erdhi në Kosovë në kohën kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte nevojë për njerëz që dinin ta kthenin vullnetin në rend, guximin në qëndresë dhe luftëtarin e ri në ushtar të përgatitur”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu. Sipas saj, ai solli dijen e oficerit, përvojën e ushtrisë dhe seriozitetin e njeriut që e kupton peshën e detyrës. “Para se të hynte drejtpërdrejt në luftë, ai ndihmoi në organizim…

speech
2026-06-12 Vjosa Osmani

Acting President of the Republic of Kosovo, Albulena Haxhiu, said that I received the news of the death of Sahit Jashari with deep sadness. In these difficult moments for the family, U.D. President Haxhiuju expressed her sincere condolences to the Jashari family. "Sahit Jashari belonged to the generation of people who, in the most difficult days of Kosovo, responded to the call of freedom with courage, dedication and sacrifice. As an early comrade-in-arms and one of the first figures of the liberation organization, he remained eternally connected to Prekazi, to Drenica and to the history of …

speech
2026-06-12 Vjosa Osmani

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, me rastin e 12 qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, te varri i veprimtarit Adem Demaçi, te Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, te shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti, si dhe te Monumenti Përkujtimor i Ushtarëve të NATO-s. U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se më 12 qershor, në Ditën e Çlirimit, Prekazi mbetet vendi prej nga nis kujtesa e lirisë së Kosovës. “N…

speech
2026-06-12 Vjosa Osmani

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi takim me Presidenten e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova, në margjinat e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje. U.D. Presidentja Haxhiu e uroi Presidenten Iotova për marrjen e detyrës dhe shprehu mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë ndaj shtetndërtimit, subjektivitetit ndërkombëtar dhe rrugës euroatlantike të Kosovës. Në takim u diskutua për hapat e ardhshëm të Kosovës në procesin e integrimit evropian, për mbështetjen në anëtarësimi…

speech
2026-06-12 Vjosa Osmani

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi takim me Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, në margjinat e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje. Në takim u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme sllovene ndaj rrugës evropiane dhe euroatlantike të Kosovës. U.D. Presidentja Haxhiu shprehu mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e Sllovenisë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe theksoi rëndësinë që kjo mbështetje të…

speech
2026-06-12 Vjosa Osmani

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi takim me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në margjinat e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje. Në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si dy vende fqinje me interes të përbashkët për stabilitetin rajonal, lidhshmërinë dhe integrimin evropian. U.D. Presidentja Haxhiu theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së ndërsjellë në organizata ndërkombëtare, përfshirë mbështetjen për anëtarësimin e Kos…

speech
2026-06-12 Vjosa Osmani

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), të mbajtur në Sofje të Bullgarisë më 10 qershor 2026. Në fjalimin e saj, ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar rolin e SEECP-së si një platformë kyçe për stabilitetin e rajonit. Haxhiu dënoi ashpër agresionin rus kundër Ukrainës dhe nënvizoi se pasojat e tij po prekin sigurinë në gjithë Evropën, përfshirë edhe Evropën Juglindore. Ajo riafirmoi…

speech
2026-06-12 Vjosa Osmani

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot kujtojmë me nderim një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që bashkoi shqiptarët në mbrojtje të trojeve, të drejtave dhe identitetit kombëtar. “E themeluar më 10 qershor 1878, si përgjigje ndaj rrezikut të copëtimit të trojeve shqiptare pas vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit, Lidhja shënoi organizimin e parë politik dhe ushtarak të shqiptarëve për mbrojtjen e interesave kombëtare. Nën udhëheqjen e Ilj…

speech
2026-06-12 Vjosa Osmani

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili mbahet në Sofje të Bullgarisë. Samiti mbledh udhëheqësit e vendeve të Evropës Juglindore për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal, sigurinë, lidhshmërinë, integrimin evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit. Në këtë samit, U.D. Presidentja Haxhiu do të përfaqësojë Republikën e Kosovës dhe do të riafirmojë përkushtimin e vendit për bashkëpunim rajonal të barabartë, trajtim të drejtë në procesin e integrimit evro…

speech
2026-06-12 Vjosa Osmani

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Auditoren e Përgjithshme të Suedisë, Christina Gellerbrant Hagberg, e shoqëruar nga delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë. Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, si dhe mbështetja e vazhdueshme suedeze për forcimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. U.D. Presidentja Haxhiu theksoi rëndësinë e auditimit të pavarur për transparencën, llogaridhënien dhe menaxhimin e përgjegjshëm të parasë publike. Ajo vlerësoi punën e Zyrës Kombëtare të …

speech
2026-06-12 Vjosa Osmani

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka votuar sot në shkollën “Meto Bajraktari”, në Prishtinë. Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që sot, ditë e diel, 7 qershor, të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. “Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu. Ajo ftoi të gjitha palët dhe të gjithë qytetarët që kjo ditë zgjedhjesh të kalojë me maturi, respekt të ndërsjellë dhe dashuri për vendin. “Unë ftoj të gjitha palët…

speech
2026-06-12 Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në seancën plenare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, në Tivat të Malit të Zi. Në fjalën e saj para udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, u.d. Presidentja Haxhiu theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të shihet si domosdoshmëri strategjike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit, veçanërisht në kontekstin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe shtimit të kërcënimeve hibride në Evropë dhe në rajon. “Kosova është ndër shoqëritë më proevropiane në rajon. …

speech
2026-06-12 Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në margjinat e Samitit BE, Ballkani Perëndimor në Tivat, u takua me Kryeministrin e Çekisë, Andrej Babiš. Gjatë takimit, u.d. Presidentja Haxhiu e falënderoi Çekinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në shtetndërtim, në proceset euroatlantike dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Ajo vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Çekisë, duke theksuar se avancimi i përfaqësimit diplomatik me ambasadorë të plotë pasqyron nivelin e bashkëpunimit dhe besimin e ndërsjellë …