Announcement
Edi Rama  ·  2026-09-12 12:54

X @ediramaal

Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës - një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore - me pretendimin pervers dhe shpifarak se medemek po u shkatërroka Muzeu Labëria ose ndryshe Muzeu Etnografik🤡

Çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh mbi kantieret e transformimit epokal të Vlorës, por populli vlonjat duhet ta dijë që me kërkesën time, pas miratimit të projektit të Muzeut Hebraik Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar edhe 200 mijë USD të tjera, për hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria; një karakatinë e degraduar totalisht që do të kthehet krah për krah me Muzeun Hebraik në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike🇦🇱🌊☀️

Dhe Lesko Pijaniku do vrapojë tek kantieret e radhës, njësoj siç ka vrapuar nga Lungomarja e deri te Sheshi i Flamurit dhe siç vrapon përnatë pas kecave e pulave, që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e tij të pangopur🤡

Notes

Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës - një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore - me pretendimin pervers dhe shpifarak se medemek po u shkatërroka Muzeu Labëria ose ndryshe Muzeu Etnografik🤡 Çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh mbi kantieret e transformimit epokal të Vlorës, por populli vlonjat duhet ta dijë që me kërkesën time, pas miratimit të projektit të Muzeut Hebraik Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar edhe 200 mijë USD të tjera, për hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria; një karakatinë e degraduar totalisht që do të kthehet krah për krah me Muzeun Hebraik në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike🇦🇱🌊☀️ Dhe Lesko Pijaniku do vrapojë tek kantieret e radhës, njësoj siç ka vrapuar nga Lungomarja e deri te Sheshi i Flamurit dhe siç vrapon përnatë pas kecave e pulave, që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e tij të pangopur🤡