Speech
Albulena Haxhiu  ·  2026-09-15 00:00

U.D. Presidentja Haxhiu pranoi letrat kredenciale të Ambasadores së re të Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës, znj. Astrid de Vries

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot letrat kredenciale të Ambasadores së re të Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës, znj. Astrid de Vries, së cilës i ka uruar mirëseardhje dhe shumë suksese në misionin e saj diplomatik.

“Kosova dhe Holanda kanë ndërtuar ndër vite marrëdhënie të shkëlqyera dhe një miqësi të mbështetur në besim e bashkëpunim. Holanda ka qenë pranë Kosovës në etapa të rëndësishme të rrugëtimit tonë dhe vazhdon ta mbështesë fuqishëm të ardhmen tonë evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

U.D. Presidentja Haxhiu dhe Ambasadorja de Vries biseduan për mundësitë që këtë bashkëpunim ta zgjerojnë edhe më tej, në ekonomi, arsim, kulturë, siguri dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.

“Ambasadores de Vries i urova sukses në detyrën e re dhe e sigurova se do ta ketë bashkëpunimin tim të plotë për t’i thelluar edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Holandës”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Notes

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot letrat kredenciale të Ambasadores së re të Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës, znj. Astrid de Vries, së cilës i ka uruar mirëseardhje dhe shumë suksese në misionin e saj diplomatik. “Kosova dhe Holanda kanë ndërtuar ndër vite marrëdhënie të shkëlqyera dhe një miqësi të mbështetur në besim e bashkëpunim. Holanda ka qenë pranë Kosovës në etapa të rëndësishme të rrugëtimit tonë dhe vazhdon ta mbështesë fuqishëm të ardhmen tonë evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu. U.D. Presidentja Haxhiu dhe Ambasadorja de Vries biseduan për mundësitë që këtë bashkëpunim ta zgjerojnë edhe më tej, në ekonomi, arsim, kulturë, siguri dhe fusha të tjera me interes të përbashkët. “Ambasadores de Vries i urova sukses në detyrën e re dhe e sigurova se do ta ketë bashkëpunimin tim të plotë për t’i thelluar edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Holandës”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.