X @ediramaal
I have an excellent laboratory to measure the accuracy of my attitudes when I speak or post about Serbia: the troll army of the nationalist turbofolk of Pristina😍
Every time that army is released through social channels to vent its blind hatred towards me, I call it a successful completion of my duty as the prime minister of this country, either towards Albania, towards Kosovo or towards peace and regional cooperation🇦🇱🇽🇰🇪🇺🇷🇸🇸
Even yesterday the laboratory functioned perfectly, with the trolls that were released to reconfirm me as a traitor because I said Serbia lost Kosovo, during my intervention in the dignified debate of the last few days between our authorities and those of Serbia, about the inviolability of the Ibër River👍
So my position has been precise as long as in all that exhaustive intervention - which was also greeted by the British MP Alicia Kerns herself, an ardent flag bearer of Kosovo in the United Kingdom - the base of the nationalist turbofolk in Pristina was able to get hold of a single sentence in order not to allow that clear stance against the provocation of Serbia to "confuse" the fans of the turbofolk🤡
That Serbia lost Kosovo is simply a fact, as scalding for the nationalist turbofolk in Belgrade as it is for the nationalist turbofolk in Prishtina and their reconciliation yesterday in the pathetic opposition to me is simply another compliment to the diplomacy of Albania, the Balkan Europe 🇦🇱❤️🇪🇺
Notes
Unë e kam një laborator ekselent për të matur saktësinë e qëndrimeve të mia kur flas apo postoj lidhur me Serbinë: Ushtrinë e trollave të turbofolkut nacionalist të Prishtinës😍 Sa herë që ajo ushtri lëshohet nëpër kanalet sociale për të shfryrë urrejtjen e verbër ndaj meje, unë e quaj të kryer me sukses detyrën time si kryeministër i këtij vendi qoftë ndaj Shqipërisë, qoftë ndaj Kosovës dhe qoftë ndaj paqes e bashkëpunimit rajonal🇦🇱🇽🇰🇪🇺🇷🇸 Edhe dje laboratori ka funksionuar perfekt, me trollat që u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhëtar pse thashë Serbia e humbi Kosovën, përgjatë ndërhyrjes sime në debatin dinjitoz të ditëve të fundit mes autoriteteve tona dhe atyre të Serbisë, për paprekshmërinë e lumit Ibër👍 Pra qëndrimi im ka qenë preciz përderisa në krejt atë ndërhyrje shteruese - që u përshëndet edhe nga vetë deputetja britanike Alicia Kerns, një flamurtare e flaktë e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar - baza e turbofolkut nacionalist në Prishtinë gjeti të kapet pas një fjalie të vetme për të mos lejuar që ai qëndrim i qartë kundër provokimit të Serbisë të “hutonte” fansat e turbofolkut🤡 Që Serbia e humbi Kosovën është thjesht një fakt, sa përvëlues për turbofolkun nacionalist në Beograd, aq cingërrisës edhe për turbofolkun nacionalist në Prishtinë dhe ripërputhja e tyre dje në kundërshtinë patetike ndaj meje, është thjesht një tjetër kompliment për diplomacinë e Shqipërisë, Europës së Ballkanit 🇦🇱❤️🇪🇺