U.D. Presidentja Haxhiu vizitoi Panairin “Gratë në Biznes”: Ky panair është një dëshmi e potencialit, kreativitetit dhe përkushtimit të grave ndërmarrëse
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditën e hapjes, ka vizituar Panairin “Gratë në Biznes”, të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se ky panair është një dëshmi e potencialit, kreativitetit dhe përkushtimit të grave ndërmarrëse, të cilat me punën dhe idetë e tyre po japin një kontribut të çmuar në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
“Nisma të tilla krijojnë hapësirë për promovimin e produkteve vendore dhe mbështetjen e rolit të grave në ekonomi. Panairi do të jetë i hapur deri më 5 gusht, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.
Ajo ka ftuar të gjithë qytetarët që ta vizitojnë dhe të njihen nga afër me punën dhe produktet e grave tona ndërmarrëse.