Speech
Vjosa Osmani  ·  2026-07-31 00:00

U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim znj. Nafije Latifi, themeluese dhe drejtuese e Shoqatës “JETA/VITA”

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim znj. Nafije Latifi, themeluese dhe drejtuese e Shoqatës “JETA/VITA”, një grua që me forcën, përkushtimin dhe humanizmin e saj është bërë simbol i shpresës për shumë gra në Kosovë.

“Pasi e ka mposhtur tri herë kancerin e gjirit, ajo e ka shndërruar përvojën personale në një mision jetësor, duke punuar prej më shumë se dy dekadash për vetëdijesimin e grave mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm, kontrolleve të rregullta dhe mbështetjes për të gjitha ato që përballen me këtë sëmundje”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo ka shprehur mirënjohjen e saj për znj. Latifi dhe ekipin e Shoqatës “JETA/VITA” për kontributin e tyre të çmuar në edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, si dhe për mbështetjen psikologjike e sociale që u ofrojnë grave të prekura nga kanceri i gjirit.

U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se institucionet dhe shoqëria jonë duhet të mbështesin iniciativa të tilla, të cilat luajnë rol tejet të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit dhe në shpëtimin e jetëve të qytetarëve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë:ENSR