U.D. Presidentja Haxhiu priti Admiralin George M. Wikoff: Orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot Admiralin George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli.
“Biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin e institucioneve tona me KFOR-in dhe për rëndësinë e koordinimit të rregullt me NATO-n”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.
U.D. Presidentja Haxhiu e ka falënderuar Admiralin Wikoff për angazhimin e tij, si dhe për shërbimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Theksova se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova do të vazhdojë ta forcojë bashkëpunimin me Aleancën dhe të kontribuojë në sigurinë e rajonit.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë:ENSR