Speech
Vjosa Osmani  ·  2026-07-28 00:00

U.D. Presidentja Haxhiu priti përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë të Kosovës

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë të Kosovës.

“Gjatë takimit biseduam për veprimtarinë e shoqatës në ruajtjen e kujtesës historike, mbi rëndësinë e dokumentimit të dhunës dhe torturave që regjimi i Serbisë ushtroi ndaj mijëra të burgosurve shqiptarë gjatë dekadave të rezistencës për liri”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Në takim, gjithashtu është diskutuar për sfidat derisa U.D. Presidentja Haxhiu, i ka siguruar se, brenda kompetencave të Presidencës, do të jetë pranë nismave të tyre për dokumentimin dhe ruajtjen e kujtesës historike.

U.D. Presidentja Haxhiu, ka shprehur vlerësimin e saj të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të ish të burgosurve politikë në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.