U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu e ka falënderuar ambasadorin Angılı për bashkëpunimin e mirë, qasjen konstruktive dhe angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
“Gjatë mandatit të tij, ai ka qenë një bashkëbisedues i hapur dhe një mbështetës i zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.
U.D. Presidentja Haxhiu i ka uruar suksese ambasadorit Angılı në angazhimet e ardhshme dhe ka shprehur bindjen se miqësia ndërmjet Kosovës dhe Turqisë do të vazhdojë të thellohet.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë:ENSR