SQARIM
Për informim të saktë të publikut, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës publikon pasqyrën e shpenzimeve zyrtare për periudhën prill–qershor 2026.
Shpenzimet për aktivitetet e u.d. Presidentes së Republikës, Albulena Haxhiu dhe të kabinetit të saj gjatë kësaj periudhe janë gjithsej 12,421.39 euro.
Për të shmangur çdo paqartësi, theksojmë se këto janë shpenzimet që i përkasin periudhës nga marrja e detyrës nga u.d. Presidentja Albulena Haxhiu, më 4 prill 2026, deri më 30 qershor 2026.
Çdo medium apo palë e interesuar për të dhëna dhe sqarime shtesë mund t’i drejtohet Zyrës së Presidentes në adresën elektronike [email protected]. Informacioni i kërkuar drejtpërdrejt nga institucioni mundësonraportim të plotë dhe shmang krijimin e perceptimeve të pasakta përmes paraqitjes së pjesshme ose jashtë kontekstit të të dhënave.
Bashkëngjitur gjendet pasqyra e plotë e shpenzimeve për këtë periudhë.