Speech
Vjosa Osmani
·
2026-07-17 00:00
U.D. Presidentja Haxhiu dekoroi grupin “Marigona”
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar sot grupin “Marigona” për promovimin e vlerave muzikore, si pjesë e gjeneratës së artë të rokut në Kosovë.
U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se këngët e tyre mbeten pjesë e një periudhe të rëndësishme të zhvillimit kulturor të Kosovës dhe vazhdojnë të dëgjohen me të njëjtën dashuri edhe sot.
Sipas U.D. Presidentes Haxhiu, me krijimtarinë dhe veçantinë e tyre artistike, grupi “Marigona” ka lënë gjurmë të qëndrueshme në muzikë dhe në kujtesën e shumë brezave.