Speech
Vjosa Osmani  ·  2026-07-15 00:00

U.D. Presidentja Haxhiu mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Republikës së Turqisë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Republikës së Turqisë, ku u nderuan viktimat e 15 korrikut dhe qytetarët që dolën në mbrojtje të rendit kushtetues dhe të institucioneve të zgjedhura.

Në fjalën e saj, U.D. Presidentja Haxhiu ka theksuar se pushteti politik buron nga vota e qytetarëve dhe se asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre.

Ajo ka thënë se përplasjet politike zhvillohen në parlament dhe në debatin publik, por asesi me armë.

Po ashtu, U.D. Presidentja Haxhiu ka rikujtuar lidhjet e afërta ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, të ndërtuara ndër vite përmes mbështetjes politike, bashkëpunimit institucional dhe lidhjeve të shumta ndërmjet qytetarëve tanë.

U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se në këtë ditë përkujtimore, nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetën duke mbrojtur rendin kushtetues të Republikës së Turqisë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë:ENSR