U.D. Presidentja Haxhiu priti Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, ambasadorin Feridun H. Sinirlioğlu
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, ambasadorin Feridun H. Sinirlioğlu.
Në takim, U.D. Presidentja Haxhiu, ka vlerësuar kontributin e Misionit të OSBE-së në zhvillimin e institucioneve tona si dhe ka nënvizuar nevojën që bashkëpunimi të përshtatet me realitetin dhe sfidat e Kosovës së sotme.
“Theksova rëndësinë e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të Kosovës në forumet ku diskutohet për vendin tonë, të raportimit të saktë për çështjet e sigurisë dhe të mbështetjes së mëtejshme për sundimin e ligjit, të drejtat e komuniteteve dhe qëndrueshmërinë demokratike”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.
U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe ndaj vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me OSBE-në.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë:ENSR