Speech
Vjosa Osmani  ·  2026-07-09 00:00

U.D. Presidentja Haxhiu vizitoi Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren, një qendër kyçe e inovacionit, teknologjisë dhe ndërmarrësisë në Kosovë.

Ajo ka thënë se ITP ka transformuar një hapësirë prej 40 hektarësh që lidhë biznesin, institucionet dhe akademinë, duke krijuar mundësi për zhvillim ekonomik, inovacion dhe punësim.

“Me 50 ndërtesa, 65 biznese aktive dhe rreth 1,000 studentë, profesionistë e vizitorë çdo ditë, ITP është kthyer në një motor të zhvillimit. Brenda kësaj hapësire vepron edhe Makerspace Innovation Center Prizren (MICP), që kontribuon në zhvillimin e aftësive profesionale, mbështetjen e sipërmarrjes dhe inovacionit përmes trajnimeve, programeve të aftësimit dhe infrastrukturës moderne për teknologji dhe prodhim”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Sipas saj, sukseset e ITP dhe MICP janë dëshmi për potencialin që ka Kosova për të ndërtuar një ekonomi të bazuar në dije, teknologji dhe ndërmarrësi.