U.D. Presidentja Haxhiu vizitoi Zyrën Kombëtare të Auditimit
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot Zyrën Kombëtare të Auditimit, me ç’rast u takua me Auditoren e Përgjithshme, znj. Vlora Spanca, si dhe stafin e këtij institucioni.
Sipas U.D. Presidentes Haxhiu auditimi i pavarur është një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies institucionale.
Ajo ka vlerësuar lart punën profesionale të ZKA-së dhe rolin e saj në forcimin e transparencës në institucionet publike.
Gjatë takimit, u diskutua edhe për njohjet ndërkombëtare të ZKA-së, bashkëpunimin me Prokurorinë në trajtimin e gjetjeve të auditimit, si dhe ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale.
U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se do të vazhdoj të mbështes çdo përpjekje që forcon integritetin, transparencën dhe menaxhimin e përgjegjshëm të parasë publike.