U.D. Presidentja Haxhiu dhe kryeministri Kurti nënshkruan vendimin që z. Agon Bytyqi të vazhdojë edhe për pesë vjet në detyrën e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, sot nënshkruan vendimin që z. Agon Bytyqi të vazhdojë edhe për pesë vjet në detyrën e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
U.D. Preaidentja Haxhiu ka thënë se përvoja e tij, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e dëshmuar gjatë mandatit të parë janë të rëndësishme për vazhdimësinë dhe punën profesionale të AKI-së në mbrojtje të sigurisë së vendit.
U.D. Presidentja Haxhiu dhe kryeministri Kurti e falënderuan z. Bytyqi për punën e deritanishme dhe i uruan mbarësi në mandatin e ri.