speech
Vjosa Osmani  ·  2026-06-16 00:00

U.D. Presidentja Haxhiu vizitoi Muzeun “Eksodi ‘99”

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot Muzeun “Eksodi ‘99”, i themeluar nga “Reporting House”, në Stacionin e Trenave në Prishtinë, një hapësirë e dedikuar për kujtesën e dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës gjatë pranverës së vitit 1999.

“E vendosur brenda një vagoni treni, kjo ekspozitë ofron një përjetim domethënës që kontribuon në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe dokumentimin e një kapitulli të rëndësishëm të historisë sonë. Iniciativa të tilla kanë vlerë të veçantë në edukimin e brezave të rinj dhe në nderimin e përvojave të atyre që përjetuan ngjarjet e vitit 1999”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se kishim mundësinë të shihnim se si përmes 48 rrëfimeve autentike të të mbijetuarve, të organizuara në katër tema kryesore, ekspozita sjell një dëshmi të fuqishme të përjetimeve, sfidave dhe qëndresës së qytetarëve tanë gjatë dhe pas luftës.