Vjosa Osmani

Leader of Kosovo

Recent quotes

See all →
Speech
2026-07-31

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim znj. Nafije Latifi, themeluese dhe drejtuese e Shoqatës “JETA/VITA”, një grua që me forcën, përkushtimin dhe humanizmin e saj është bërë simbol i shpresës për shumë gra në Kosovë. “Pasi e ka mposhtur tri herë kancerin e gjirit, ajo e ka shndërruar përvojën personale në një mision jetësor, duke punuar prej më shumë se dy dekadash për vetëdijesimin e grave mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm, kon…

Speech
2026-07-29

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim të veçantë përfaqësuesit e Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”. Sipas U.D. Presidentes Haxhiu, ky ishte një vit për t’u mbajtur në mend për sukseset e jashtëzakonshme të kësaj orkestre në arenën ndërkombëtare, pasi u shpërblyen me katër çmime prestigjioze në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” në Pragë të Çekisë, si dhe u kurorëzuan me çmimin kryesor “Grand Prix” dhe vendin e parë …

Speech
2026-07-28

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot Admiralin George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli. “Biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin e institucioneve tona me KFOR-in dhe për rëndësinë e koordinimit të rregullt me NATO-n”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu. U.D. Presidentja Haxhiu e ka falënderuar Admiralin Wikoff për angazhimin e tij, si dhe për shërbimin e KFOR-it në…

Speech
2026-07-28

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë të Kosovës. “Gjatë takimit biseduam për veprimtarinë e shoqatës në ruajtjen e kujtesës historike, mbi rëndësinë e dokumentimit të dhunës dhe torturave që regjimi i Serbisë ushtroi ndaj mijëra të burgosurve shqiptarë gjatë dekadave të rezistencës për liri”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu. Në takim, gjithashtu është diskutuar për sfidat de…

Speech
2026-07-27

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund. “Duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës, z. Westerlund e falënderova për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu. U.D. Presidentja Haxhiu ka shprehur mirënjohjen e saj për bashkëpuni…

Speech
2026-07-27

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Gino Mulliqin dhe Gëzim Rushitin, përfaqësues të organizatës “Albanians for America”. Në takim është biseduar për marrëdhënien e veçantë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe për rolin që komuniteti shqiptaro-amerikan vazhdon të ketë në ruajtjen dhe forcimin e saj. “Historia e marrëdhënies së Kosovës me Shtetet e Bashkuara nuk mund të shkruhet pa kontributin e komunitetit shqiptaro-am…

Speech
2026-07-26

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën, brenda kapaciteteve të saj shtetërore, me ndihmë në shuarjen e zjarreve dhe në operacionet e kërkim-shpëtimit. “Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin francez dhe me të gjithë ata që po punojnë për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe komunitetet e prekura nga zjarret”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu. Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë:SR

Speech
2026-07-26

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, bënë homazhe në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, një prej figurave kryesore të përpjekjes së Kosovës për liri. “Jeta e tij lidhi disa etapa të historisë sonë. Ai ishte pjesë e rezistencës politike në kohën kur kërkesa për liri dënohej me burg, ishte zë i të drejtave të shqiptarëve kur ato mohoheshin dhe mbeti i pranishëm në jetën publike edhe kur Kosov…

Speech
2026-07-26

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me ministrin e Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, me drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, në Ditën Memoriale të Policëve të Rënë në Detyrë, bënë homazhe pranë lapidarit që mban emrat e 24 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët humbën jetën duke e kryer detyrën e tyre. U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se nga Lazim Rexhepi, polici i par…

Speech
2026-07-24

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu e ka falënderuar ambasadorin Angılı për bashkëpunimin e mirë, qasjen konstruktive dhe angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. “Gjatë mandatit të tij, ai ka qenë një bashkëbisedues i hapur dhe një mbështetës i zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet d…

Speech
2026-07-24

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në konferencën e sotme për media, ka thënë se më 8 korrik, një muaj pas mbajtjes të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu, ka shprehur mirënjohjen e saj për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, stafin e KQZ, institucionet e angazhuara për mbarëvajtjen e një procesi të rregullt pra zgjedhjet u zhvi…

Earlier quotes are Pro-only

Free access covers the last 7 days. Unlock the full archive — back to 2026-05-05 — with Pro.

Sign up for Pro

Already a member? Log in